Ky libër përmban në vete jetëpërshkrimin e të Dërguarit (sal-lAllahu alejhi ue sel-lem) që nga fillimi e deri në fund. I shkruar me një metodologji të lehtë dhe tërheqëse është i përshtatshëm për fëmijët dhe moshat e reja.
Libër të cilin e shkroi Shejhu i nderuar Abdul Kadër El Arnauti (Allahu e mëshiroftë) në të cilin përmblodhi pesë hadithe të cilat përmbajnë në vete porosi dhe këshilla gjithëpërfshirëse duke iu dhënë një koment të shkurtër por, tërheqës dhe të thuktë.
Author: AbdulKadir El Arnaut
Translators: Rijad Misini
Ky libërth flet për vlerën e ditës së Xhuma dhe veçoritë me të cilat Allahu i lartësuar e ka dalluar nga ditët e tjera. Gjithashtu flet edhe për shumë dispozita që kanë të bëjnë me ditën e Xhuma në përgjithësi dhe me namazin e xhumasë në veçanti.
Author: Salih El Kurdi
Translators: Selim Sulejmani
Libërth i cili përmban një pasqyrë të shkurtë rreth gradave të fesë Islame: Islamit (nënshtrimit përmes veprave të dukshme) dhe kushteve të tij, Imanit (besimit) dhe kushteve të tij si dhe Ihsanit (bamirësë).
Author: Dekanati për Hulumtime Shkencore pranë Universitetit Islamik të Medinës
Translators: Ahmed Kalaja
Publisher: Uebfaqja e Universitetit Islamik në Medinën e Ndritshme
Agjërimi fakultativ (vullnetar): është një libërth që përmban rëndësinë e agjërimit vullnetar, disa rregulla të përgjithshme rreth agjërimit vullnetar, pastaj agjërimet ditore të lejuara si: dita e hënë dhe enjte, agjërimi i tre ditëve të çdo muaji, dita e Ashurasë dhe dita e Arafatit, pastaj ato të ndaluara: agjërimi i ditës së Xhuma të vetme, agjërimi i gruas pa lejen e burrit, agjërimi i bajrameve, agjërimi i ditëve të teshrikut dhe një apo dy dite para muajit të Ramazanit dhe për fund agjërimi i muajve në bazë të radhitjes së tyre vjetore.
Author: Sedat Islami
Reveiwers: Driton Lekaj
Ky libër në bazë është punim i ofruar Këshillit Nacional për Kulturë i Kuvajtit. Libri shtjellon ndikimin e Islamit në civilizimin njerëzor në vazhdimësi që nga periudha profetike. Por, nëse duhet përmbledhur sferat në të cilat ka ndodhur ky ndikim më tepër, atëherë duhet zgjedhur dhjetë dhurata të cilat ia ka ofruar Islami njerëzimit duke filluar nga besimi i çiltër, të drejtat e gruas, afirmimi i lidhjes mes fesë dhe shkencës etj.
Author: Ebul Hasen En Nedevi
Translators: Bashkim Aliu
Publisher: Komiteti i Lartë Saudit në ndihmë Bosnjës dhe Hercegovinës.